Rosell: Vetëm Messi më i mirë se Neymar!

Sandro Rosell, ish presidenti i Barcelonës, ka deklaruar që do të përpiqet të nënshkruajë me Neymar pasi ai pas Messit është lojtari më i mirë në botë.

Braziliani u largua nga Barcelona në drejtim të PSG në vitin 2017 për shifrën rekord të 222 milionë eurove mirëpo tani po përflitet se ai kërkon rikthimin në Camp Nou.

Neymar tentoi verën e kaluar që të rikthehet tek Barcelona por nuk ja arriti ta realizojë këtë gjë, ndërkaq Rosell nga ana tjetër përsëriti që nëse do të ishte president i katalanasve prapë do ta transferonte atë pasi ishte ky president që e transferoi atë nga Santos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here