Shkëmbim spektakolarë: Dy yjet e Barcelonës në Torino, dy yjet e Juventusit në Camp Nou!

Sipas raportimeve të fundit, Juventus dëshiron Ousmane Dembelen dhe Arturon Vidalin nga Barcelona.

Kriza financiare e shkaktuar nga pandemija e COVID-19, ka bërë që klubet ta reduktojnë buxhetin e tyre të planifikuar për merkaton dhe të shkëmbejnë lojtarë mes tyre.

Siç raporton Mundo Deportivo, Juventusi dëshiron transferimin e Dembeles dhe Vidalit. Biankonerët janë të hapur për një huazim të francezit me opsion blerjeje, pasiqë dihet se Dembele ka pasur shumë probleme me lëndimet te Barcelona dhe ky transferim mund të jetë i dështuar.

Për të arritur deri te dyshja e Barcelonës, Zonja e Vjetër është e gatshme t’ia ofrojë Katalansve kartonin e Miralem Pjanic dhe Mattia De Sciglio dhe një shumë parash.

Sa i përket Arthur, braziliani dëshiron të mbetet në Camp Nou dhe prandaj Biankonerët kanë kthyer vëmendjen kah Dembele dhe Vidal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here