Barcelona shtyn Arthur tek gjiganti i Serie A!

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Barcelona është e gatshme që të lëshojë Arthur Melon të transferohet tek Juventus nëse këta të fundit e lënë të lirë Miralem Pjanic të vijë tek Barcelona.

Braziliani disa ditë më parë deklaroi që nuk ka dëshirë të largohet nga Barcelona gjë që tregon përkushtimin e tij për këtë skuadër.

Ai i kushtoi katalanasve 31 milionë euro nga transferimi prej Gremios në 2018 por prej atëherë Barcelona nuk ka qenë e kënaqur pasi ai ka dështuar që të ketë vazhdimësi të formës së mirë.

Nga ana tjetër Maurizio Sarri është një fans i tij ndërsa katalanasit kërkojnë me ngulm transferimin e Pjanic kështu që një marrëveshje e tillë duket shumë e mundshme të ndodhë këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here