Buxhet 75 milionë euro: Zbulohen tre përforcimet e para të Rangnick te Milani

Skuadra e re e Milanit do të jetë e re, e talentuar, por edhe me eksperiencë. Me Rangnick në krye Rosonerët shpresojnë se do të rikthehen në majat e futbollit.

Sa i përket filozofisë, Milani do ta ndjek rrugën e RB Leipzig dhe Salzburg, duke u mbështetur tek lojtarët e rinj në moshë.

SportMediaset, ka zbuluar tre emrat në listën e Rangnick. Gjermani do të ketë në dispozicion një buxhet prej 75 milionë eurove dhe në skuadrën e tij dëshiron Florentino Luis, Eduardo Quaresma dhe Martin Odegaard.

Milani do të tentojë të ulë kërkesat e Benficas për Luis duke përfshirë Paquetan në ofertë. Transferimi i Quaresmas është më i komplikuar, pasiqë Sporting Lisbon nuk dëshiron ta shesë atë.

Megjithatë Martin Odegaard është objektivi kryesorë. Norvegjezi është i huazuar nga Real Madrid te Real Sociedad. Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe Rosonerët synojnë transferimin e tij në merkaton e verës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here