Lautaro-Cavani, klubi zikaltër merr këtë vendim!

Planet e Inter duket që tani kanë ndryshuar pasi tani po kërkojnë që të mbajnë në San Siro Lautaro Martinezin dhe do të largojnë vëmendjen e tyre nga transferimi i sulmuesit të PSG, Edinson Cavani, thuhet kështu në një raport të mediave italiane.

Nëse arrihet një marrëveshje që Lautaro të qëndrojë atëherë do të ishte e pakuptimtë transferimi i sulmuesit uruguajan pasi ky i fundit kërkon një pagë 7-7,5 milionë eurosh në sezon, gjë kjo e papërballueshme nga Neroazzurët.

Drejtori i Inter, Piero Ausilio dje deklaroi që klubi do ta shes argjentinasin vetëm për shifrën e 111 milionë eurove la shumë të nënkuptohej pasi Barca ka deklaruar që në këtë periudhë e ka të pamundur të mbledh këtë shifër parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here