Paris Saint Germain do të transferojë yllin e Lazios!

Paris Saint Germain ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për mesfushorin e Lazio, Sergej Milinkovic-Savic, sipas raportimeve të mediave në Francë.

Interesi i këtij klubi për serbin nuk është një sekret tash e disa vite së bashku me skuadrat e Juventus, Inter dhe Manchester United.

Por një gjë e tillë vështirë se do të pranohet nga Lazio të cilët këtë sezon janë pothuajse të kualifikuar në Champions League dhe nuk dëshirojnë dobësimin e skuadrës së saj para këtij kompeticioni të madh europian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here