Camavinga ka zgjedhur Real Madrid!

Mesfushori i Rennes, Eduardo Camavinga, ka vendosur që klubi i tij i ardhshëm do të jetë skuadra e Real Madrid, raporton AS.

17 vjeçari ka qenë gjithashtu në shënjestrën e PSG dhe Juventusit, mirëpo interesimi i madh i Zinedine Zidane e ka bindur talentin që të zgjedhë skuadrën madrilene.

Ndërkohë nga ana tjetër skuadra e Rennes ka mohuar që një lëvizje e tillë do të ndodhë gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here