Mesfushë e frikshme: Rangnick transferon te Milani dyshen 75 milionëshe

Ralf Rangnick ka projektuar vijën e mesfushës që do ta ketë te Milani për sezonin e ardhshëm.

Nga San Siro pritet të largohen Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e largimit të Franck Kessie dhe Lucas Paqueta.

I vetmi futbollist që e ka vendin e sigurtë në skuadër është Ismael Bennacer. Corriere dello Sport, raporton se Rangnick ka në mendje dy futbollist për vijën e mesfushës.

Emri i parë është Dominik Szoboszlai i cili luan për Red Bull Salzburg dhe Rangnick pritet ta marrë me vete polakun në San Siro. Transferimi i tij pritet ti kushtojë Milanit 25 milionë euro.

Futbollisti i dytë është Florentino Luis, i cili është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani. Rosonerëve do ti kushtojë 50 milionë euro transferimi i portugezit.

Kështu Rangnick do të krijojë një mesfushë të frikshme me Szoboszlai-Bennacer-Luis.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here