Milan 35 milionë euro për yllin e Bundesligës, nxjerrë nga gara Arsenal dhe Tottenham!

Milan është joshur nga ideja për të transferuar futbollistin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer, gjatë këtij afati kalimtar të verës, supozon një raportim.

Mesfusha e Milanit këtë verë pritet të jetë në një kaos të vërtetë pasi mund të ketë largime të shumta gjë që lë të kuptohet se përforcime të reja duhet të vijnë.

26 vjeçari i Leipzig pritet të jetë objektivi kryesor i kësaj vere për Rossonerët edhe pse emrat të tjerë si Tiemoue Bakayoko dhe Teun Koopmeiners nuk janë përjashtuar nga gara akoma.

Një armë më shumë në duart e Milan pritet që të jetë Ralf Rangnick, pasi ky i fundit pëlqehet shumë nga futbollisti austriak për të cilin skuadrën italiane po pritet që të shpenzojë hiç më pak se 35 milionë euro për ta sjellë në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here