Milan transferon mesfushor të ri!

Milan është pranë arritjes së marrëveshjes për blerjen e mesfushorit të Saint-Etienne, Bilal Benkhedim, raportojnë mediat franceze.

19 vjeçari është prodhim i kësaj akademie dhe ka një kontratë deri në qershor të 2022.

Deri më tani ai ka zhvilluar 6 ndeshje për Saint-Etienne duke shënuar edhe një gol.

Mirëpo në këtë garë Rossonerët nuk janë të vetëm pasi për shërbimet e talentit janë të interesuara skuadrat e Valencias dhe ajo e Nice.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here