Real Madrid mund të mos bëj blerje këtë verë!

Real Madrid nuk do të bëj asnjë blerje gjatë kësaj vere, të paktën kështu raporton Marca.

Me parashikimet që po bëhen duke raportuar një humbje deri në 150 milionë euro për shkak të ndeshjeve pa tifozë, transferimi i Erling Haaland ose i Eduardo Camavinga nga Rennes duket shumë i vështirë të arrihet.

Në fillim të këtij viti, Florentino Perez po bëhej gati për një verë të nxehtë pasi parashikohej transferimi i Haaland por edhe i Kylian Mbappe, gjë që tani duket e pamundur të ndodhë për shkak të krizës ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here