Zyrtare: Icardi sot nënshkruan me PSG!

Sulmuesi aktual i Inter, Mauro Icardi, sot pritet të nënshkruajë një kontratë të re me PSG pasi kjo e fundit pagoi plot 58 milionë euro në klauzolën e ashtuquajtur ‘anti-italiane’.

Mediat në Itali raportojnë se argjentinasi do të nënshkruajë këto orë pasi detajet e marrëveshjes u kuptuan mbrëmjen e djeshme.

Sipas Sky Sport Italia, Paris Saint Germain do të paguajë 50 milionë euro dhe 8 milionë të tjera do të jenë në formë bonusesh.

Marrëveshja detajon gjithashtu se nëse ata e shesin këto 12 muaj futbollistin tek ndonjë skuadër italiane atëherë duhet të paguajnë edhe 15 milionë euro shtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here