Barcelona pas yllit të Napolit!

Barcelona raportohet se është vënë në ndjekje të Fabian Ruiz të Napolit në rast se transferimi i Miralem Pjanic në Camp Nou dështon.

Boshnjaku është përfolur për një transferim tek Barcelona mirëpo Mundo Deportivo ka raportuar se katalanasit e kanë identifikuar edhe ish lojtarin e Betisit si një alternativë të mundshëme.

Spanjolli ka kontratë deri në 2023 me skuadrën e Napolit dhe pas tij ka qenë në ndjekje edhe Real Madrid gjë që e shndërron këtë garë për lojtarin në një El Clasico.

Çmimi i lojtarit sillet diku rreth 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here