Juventus pas talentit shqiptar!

Bëhet e ditur se edhe skuadra e Juventusit ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Hellas Verona, Marash Kumbulla, raporton La Reppublica.

20 vjeçari shqiptar me një vlerë prej rreth 30 milionë eurosh pritet të jetë një objektiv i nxehtë gjatë kësaj vere.

Lista e skuadrave të interesuar për të është jashtëzakonisht e gjatë me skuadra të mëdha si: Napoli, Lazio, Fiorentina, Manchester United, Tottenham, Everton, PSG, Lyon, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt dhe së fundmi edhe Juventus ka hyrë në garë për të.

Mirëpo Kumbulla vështirë se mund të pranojë një transferim në Torino për shkak se aty nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here