Smalling do të mbetet në Serie A!

Manchester United është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e huazimit të Chris Smalling tek skuadra e Romës, raporton Daily Star.

Përfaqësuesi i kombëtares angleze u huazua tek Roma gjatë verës së 2019 dhe qysh atëherë ka bërë paraqitje të mira duke bërë kështu që romanët të kërkojnë nga ‘Djajtë e Kuq’ të paktën edhe një vit huazim.

Smalling përflitej se mund të transferohej tek skuadra e Tottenham Hotspur aty ku e priste ish trajneri i tij tek Manchester United, Jose Mourinho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here