Tonali ka refuzuar PSG, ai dëshiron transferimin tek kjo skuadër!

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka deklaruar se Sandro Tonali preferon mundësinë e një transferimi tek Inter ose Juventus sesa tek ndonjë klub jashtë Italisë.

Tonali ka një kohë të gjatë që ka tërhequr vëmendjen e Inter dhe Juventusit mirëpo këto dy skuadra nuk janë të vetmet e interesuara për të pasi në garë për të qëndron edhe PSG.

Nasser Al-Khealifi i ka ofruar një kontratë të majme atij por Tonali nuk dëshiron largimin nga Italia, gjithashtu edhe Napoli ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh por dëshira e tij mbetet Inter ose Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here