Bombë: Klubi i njohur italian rrëmben Ibran nga Milani!

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic te Milani është ende në pikëpyetje. Kontrata e tij me Rosonerët skadon në fund të sezonit dhe ende nuk dihet nëse suedezi do të qëndrojë në San Siro.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Bologna synon transferimin e Ibrahimovic në verë. Bologna ka shfaqur interesim për Ibran edhe në janar.

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Ibrahimovic dhe mund ta bind atë që ti bashkohe.

Ibrahimovic për momentin është duke u rikuperuar nga një lëndim në kyçin e këmbës dhe pritet që në fund të qershorit të jetë në dispozicion të Piolit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here