E bujshme: Jesse Lingard transferohet në Serie A

Sipas raportimeve të fundit, Milani është i interesuar për transferimin e Jesse Lingard në merkaton e verës.

27-vjeçari nuk po kalon momente aspak të mira te Manchester United dhe e ka humbur tërësisht formën. Lingard nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në 2019 në Premier League.

The Indipendent, raporton se Lingard është bindur nga Smalling dhe Young që të transferohet në Serie A, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola ia ka ofruar Milanit shërbimet e tij.

Te Milani besojnë se Lingard mund të rikthehet në formën e duhur dhe kanë shfaqur interesim për ta transferuar anglezin në San Siro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here