Chilwell, objektiv i Chelseas!

Chelsea ka identifikuar mbrojtësin e Leicester, Ben Chilwell, si një objektiv të rëndësishëm gjatë kësaj vere, raporton kështu e përditshmja The Athletic.

Frank Lampard është i vendosur që të ketë nën urdhërat e tij edhe një mbrojtës tjetër të majtë mirëpo ky transferim mund të jetë shumë i vështirë pasi mund të arrijë shifrën e 100 milionë eurove.

Chilwell, i cili ka ndihmuar skuadrën e tij të pozicionohet në vendin e tretë në Premier League këtë sezon, ka një kontratë me ‘Dhelprat’ deri në vitin 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here