Mourinho sfidon United për yllin e Serie A!

Sipas Il Matino, skuadra e Tottenham Hotspur me urdhër të Jose Mourinhos do të rivalizojë Manchester United për të siguruar shërbimet e Kalidou Koulibaly.

Mirëpo të dy klubet kanë një pengesë të përbashkët, që është shifra prej 100 milionë eurosh që kërkon presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, mirëpo edhe kërkesa e vetë futbollistit për një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Në një situatë të tillë këto kërkesa duken të papërballueshme.

Një transferim i tillë është me rrezik të lartë duke marrë parasysh moshën 29 vjeçare të futbollistit.

Mourinho është i detyruar për një transferim në mbrojtje për shkak se Jan Vertonghen do të largohet këtë verë dhe paraqitjet e Sergie Aurier lënë shumë për të dëshiruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here