Nuk ka asnjë ofertë afatgjate për Vertonghen!

Jan Vertonghenit do ti ofrohet një kontrate vetëm edhe për një vit tjetër tek Tottenham, sipas Het Nieuwsblad.

Belgu i cili ka kaluar 8 vite tek skuadra londineze këtë vit do të mbetet pa kontratë dhe gjatë kësaj vere do të kërkojë të transferohet tek ndonjë skuadër tjetër europiane.

Me Premier League që do të vazhdojë edhe pas kontratës aktuale të Vertonghen dhe Spurs po shpresojnë se ai do të nënshkruajë ndonjë kontratë tjetër afatshkurte për të përmbyllur këtë sezon.

Mbrojtësi nuk pritet të pranojë këtë ofertë pasi edhe rreziku i dëmtimit mund të ndikojë pastaj për tu transferuar tek ndonjë skuadër tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here