Brescia humb durimin me Balotellin!

Mario Balotelli ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Brescias, të paktën kështu raporton Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi akoma nuk është shfaqur në stërvitje pasi qeveria italiane e lejoi zhvillimin e tyre me 29 vjeçari i cili akoma duket i shqetësuar nga COVID-19.

Shumë klube nëpër botë kanë deklaruar që nuk do të dënojnë lojtarët të cilët kanë frikë të shkojnë në stërvitje mirëpo tek Brescia duket se e kanë humbur toruan me Marion.

Madje klubi po shqyrton mundësinë që të ndërpres kontratën me të duke i shqyrtuar të gjitha gjërat që ai ka bërë kundër rregullave të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here