Gjiganti italian, prioritet për Pedron!

Raportimet sa vijnë e rriten në Itali dhe Spanjë që thonë se Pedro këtë verë do të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë për tiu bashkangjitur skuadrës së Romës, mirëpo e interesuar për të është edhe Juventus.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni dhe tani ai është i lirë që të fillojë negociatat me cilën do skuadër që dëshiron.

Mundo Deportivo raporton se janë 5 skuadra që kanë shfaqur interesim për të: Juventus, Sevilla, Real Betis, Roma dhe Valencia.

Mirëpo për 33 vjeçarin opsioni i preferuar duket se është skuadra e Romës e cila ka disa javë që po mundohet të bindë atë për tu transferuar në kryeqytetin italian, punë kjo që pritet të shpërblehet javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here