Inter me portier të ri!

Inter po shqyrton mundësinë për të transferuar portierin e Parmas, Luigi Sepe, kur merkatoja verore të jetë hapur.

29 vjeçar momentalisht është nën pronësinë e Napolit mirëpo siç bëhet e ditur Antonio Conte ka kërkuar ta ketë atë nën urdhërat e tij për sezoni tjetër.

Neroazzurët hasën në probleme në fillim të këtij viti kur Samir Handanovic pësoi një dëmtim dhe porta ishte një problem thelbësor pastaj për Interin.

Sepe, këtë sezon ka mbajtur portën e paprekur në 5 ndeshjeve prej 21 që ka zhvilluar dhe më herët ka qenë i huazuar tek Fiorentina dhe Empoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here