Qeveria merr vendimin për fansat në stadiume!

Nënsekretari për Shëndet, Alessandro Zampa, raporton se qeveria mund të lejojë hyrjen e tifozëve në stadiume deri në fund të këtij sezoni nëse pandemia shkon kësaj rruge të shuarjes.

Numri i vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19 ka pësuar rënie drastike dhe kryeministri italian mbrëmë mbajti një konferencë për media ku raportoi për fillimin e implementimit të Fazës së tretë si kundërpërgjigje ndaj pandemisë.

Me kinematë dhe teatrot që do të hapen së shpejti duke rrespektuar distancimin social, klubet po pyesin se pse një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe me stadiumet e futbollit.

Zampa në fund deklaroi se gjithçka do të shqyrtohet me staf profesional dhe vendimi përfundimtar do të merret nga ministri i Sportit dhe ai i Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here