Chelsea nuk ka të ndalur: Pas Werner Blutë transferojnë yllin 40 milionësh

Ditën e djeshme u raportua se Chelsea ka siguruar transferimin e Timo Werner. Blutë thuhet se kanë rënë dakord për ta paguar klauzolën e gjermanit (60 milionë euro), mirëpo kjo nuk është e gjitha.

Siç raporton Goal, Chelsea tani ka nisur sulmin për transferimin e rradhës dhe bëhet fjalë për yllin e Leicester, Ben Chillwell.

23-vjeçari me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe Blutë janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë.

Chillwell ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro.

Lampard e sheh atë si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes dhe Abramovich është i gatshëm ta transferojë atë në Stamford Bridge.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here