Ibra rikthehet kundër Lazios dhe Juves!

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në kohë për të luajtuar ndeshjet kundër Lazios dhe Juventusit.

38 vjeçari javën e kaluar pësoi një dëmtim në pulpë dhe këtë javë u rikthye duke u ekzaminuar në disa teste të ndryshme.

Megjithatë testet e djeshme vërtetuan se suedezi është i gatshëm për tu rikthyer në fushë dhe mund të luajë dy ndeshjet e rëndësishme të skuadrës së tij.

Milan pritet të ndeshet në Olimpico me Lazion më 4 korrik dhe vetëm 3 ditë më pas do të pres Juventusin në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here