Ancelotti sfidon Milanin në merkato!

Me një kontratë deri në fund të këtij sezni me PSG, Thiago Silva akoma nuk ka rinovuar me francezët dhe braziliani me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij diku tjetër pas kësaj vere.

35 vjeçari në 2012 u transferua prej Milanit tek PSG për shifrën e 42 milionë eurove dhe qysh atëherë ka zhvilluar më shumë se 300 ndeshje për kampionët e Ligue 1.

Milan ka shfaqur interesim për ta rikthyer atë në San Siro mirëpo kjo gjë tani duket se nuk është shumë e lehtë pasi në garë ka hyrë edhe Everton me në krye Carlo Ancelottin i cili ka kërkuar transferimin e tij në Premier League.

Mirëpo e ardhmja e brazilianit mbetet akoma e paqartë pasi ka raportime që thonë se ai mund të rikthehet në Brazil tek Fluminese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here