Championsi do të rikthehet në Torino: Ja formacioni i Juventusit për sezonin e ardhshëm

Te Juventus kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe Biankonerët kanë piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Në mbrojtje Zonja e Vjetër synon transferimin e Nelson Semedos për krahun e djathtë, ndërsa për krahun e majtë pritet ta transferojnë Marcelon nga Real Madrid me parametra zero.

Sa i përket mesfushës, Juventus është në garë për transferimin e Sandro Tonalit. Në sulm objektivi kryesorë i Juventusit është Zaniolo.

Formacioni i mundshëm i Juventusit për sezonin e ardhshëm:

Në portë: Wojciech Szczęsny.

Në mbrojtje: Nelson Semedo, Chiellini, Matthijs de Ligt, Marcelo.

Në mesfushë: Rodrigo Bentancur, Sandro Tonali, Aaron Ramsey.

Në sulm: Nicolo Zaniolo, Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here