Gati shkëmbimi: Futbollisti i Milanit në Olimpico, futbollisti i Romës në San Siro!

Milani e huazoi në janar Ricardo Rodriguezin te PSV, mirëpo zvicerani pritet të rikthehet përsëri në San Siro, pasiqë gjiganti holandez nuk ka mundësi ta blejë atë pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemija e COVID-19.

Rodriguez do të rikthehet te Milani, mirëpo vetëm përkohësisht, pasiqë nuk ka vend për të si titullarë. Siç raporton Milannews.it, Roma e sheh Rodriguez si pasuesin ideal të Kolarov.

Mirëpo Giallorësët janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit Alessandro Florenzin, i cili pritet të rikthehet nga huazimi nga Valencia.

Rosonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Romës, pasiqë janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë të mbrojtjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here