‘Jam i lumtur që nuk u transferova tek Barcelona’

Angel Di Maria deklaroi që është i lumtur që nuk u transferua tek Barcelona kur këta të fundit tentuan ta transferojnë atë nga Paris Saint Germain tre vite më parë.

Argjentinasi u transferua tek PSG nga Manchester United në 2015 mirëpo në 2017 kur Neymar u transferua francezëve, Di Maria përflitej se mund të transferohej tek katalanasit.

Skuadra blaugrana përfundoi duke blerë Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund pasi transferimi i ish lojtarit të Real Madrid dështoi dhe argjentinasi është i lumtur që një gjë e tillë nuk u arrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here