Juventus transferon yllin e Romës me anë të shkëmbimit, nuk është Zaniolo!

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Maurizio Sarri ia ka kërkuar Juventusit transferimin e Justi Kluivert nga Roma.

Corriere dello Sport, raporton se Sarri e sheh Kluivertin si përforcimin  ideal për skuadrën e tij.

Juventus ka synuar për një kohë të gjatë transferimin e Zaniolos, mirëpo Roma nuk e ka ndërmend ta lërë të lirë italianin për më pak se 60 milionë euro.

Biankonerët tani kanë kthyer vëmendjen kah Kluivert, i cili pritet të largohet nga Olimpico në fund të sezonit.

Zonja e Vjetër është e gatshme tia ofrojë Romës në këmbim Daniele Ruganin apo Sergio Romeron.

Kluivert u transferua te Roma në vitin 2018 nga Ajax dhe me Giallorosët ka shënuar nëntë gola në 62 ndeshje të luajtura.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here