Juventus vjen me një transferim të dyfishtë!

Juventus raportohet se i ka ofruar një huazim dy vjeçar talentit të Lyon, Houssem Aouar, dhe po mendon shkëmbimin e Rolando Mandragora me Bryan Cristante.

Sipas Corriere dello Sport, Juventusi është destinacioni i preferuar i Aouar përkundër interesimit të madh të Manchester City dhe Paris Saint Germain.

Gazeta zbulon se ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme për një huazim dy vjeçar dhe pastaj në 2022 të nënshkruaj përfundimisht me lojtarin ku vlera e tij momentale sillet diku tek 50 milionë eurot.

Nga ana tjetër Juve është në bisedime edhe me skuadrën e Romës për të sjellë në Allianz Stadium edhe Bryan Cristante.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here