Osimhen nuk do të transferohet tek Napoli!

Agjenti i Victor Osimhen e ka mohuar lajmin se lojtari i tij do të transferohet tek skuadra e Napolit gjatë kësaj vere.

Sulmuesi nigerian i cili ka shënuar 13 gola për skuadrën e Lille këtë sezon në Ligue 1 përflitej se mund të transferohej tek skuadra e Napolit.

Por agjenti i lojtarit i ka mohuar këto zëra duke i cilësuar si të pavërtetë.

‘Lajmet për transferimin e Osimhen tek Napoli janë të rrejshme, habitem sesi këta gazetarë e cilësojnë veten profesionistë’- deklaroi ai për Omnasports.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here