PSG 60 milionë euro për yllin e Serie A!

Paris Saint Germain raportohet se ka ofruar plot 60 milionë euro për Sergej Milinkovic-Savic mirëpo Lazio pret një ofertë prej të paktën 85 milionë eurosh.

Sipas Le10Sport, serbi është shndërruar në prioritetin kryesor për drejtorin sportiv të PSG, Leonardon.

Megjithatë shifra prej 60 milionë eurosh është e pamjaftueshme për një transferim të tillë pasi skuadra italiane e ka vlerësuar mesfushorin e saj me një shifrë prej afro 100 milionë eurosh.

Çmimi i tij mund të ulet pak shkaku i COVID-19 mirëpo prapë me një negociator të vështirë si Claudio Lotito francezët nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here