Punë e kryer: Juventus siguron përforcimin e parë për merkaton e verës

Siç raporton e përditshmja italiane Tuttosport, Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Emerson Palmierit.

Emerson është i lidhur për një kohë të gjatë për një transferim te Juventusi dhe tani zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Biankonerët e shohin brazilianin si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

Emerson ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon dhe ka regjistruar një asistim, ndërsa Juventus pritet të paguaj rreth 30 milionë euro për transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here