Chelsea nuk ka të ndalur, Blutë transferojnë yllin e Arsenalit

Chelsea ka ëndrra të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe po përgatitet të bëjë një merkato të zjarrtë.

Pas zërave për transferimin pothuajse të sigurt të Timo Werner në Londër, tani kanë filluar të qarkullojnë zërat për një tjetër blerje të bujshme nga ana e Roman Abramovich.

Sipas Daily Star, Blutë po provojnë të përforcojnë akoma më shumë sulmin me Pierre-Emerick Aubameyang, kontrata e të cilit me Arsenal-in skadon në vitin 2021.

Sipas të përditshmes angleze, është Petr Cech, ish-portieri i londinezëve, që ka folur me Lampard për aftësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit të Gabonit.

Cech, në fakt, ka luajtur nëj vit me Aubameyang tek Arsenal-i dhe tani po ia këshillon Chelsea-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here