Inter apo Juventus? – Drejtori i SportItalia e zbulon se ku do të transferohet Kumbulla

Drejtori ekzekutiv i kanalit të njohur italian SportItalia Michelle Cristicello me anë të një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Marash Kumbulla do ta vazhdojë karrierën te Interi.

Kumbulla është i lidhur me një transferim te Interi për një kohë të gjatë, ndërsa ditën e djeshme u raportua se Juventus ka arritur ta rrëmbejë mbrojtësin shqiptar para Neroaxurëve.

Mirëpo sipas Michelle Cristicellos, Kumbulla do ta vazhdojë karrierën te Interi, ndërsa në marrëveshje pritet të përfshihet edhe Eddie Salcedo.

Kumbulla ka kontratë me Veronan deri në vitin 2022, ndërsa këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje.

20-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka qenë njëri nga lojtarët kyç te Verona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here