Manchester United rikthen interesimin për Van de Beek

Djajtë e Kuq nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Donny Van de Beek nga Ajax.

Siç raporton The Times, Manchester United ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Ajax, Donny Van de Beek.

23-vjeçari pritet të largohet nga Ajax dhe ta vazhdojë karrierën tek ndonjë gjigant europian, ndërsa përveç Unitedit, interesim për të ka shfaqur edhe Reali.

Van de Beek ka shënuar 8 gola këtë sezon dhe ka bërë 11 asistime, para se Eredivise të ndërpritej për shkak të koronavirusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here