Nuk zgjati shumë: Krzysztof Piatek rikthehet në Serie A!

Krzysztof Piatek u transferua te Hertha e Berlinit nga Milani në janar për shifrën e 24 milionë eurove.

Polaku ka luajtur 11 ndeshje me Herthan dhe ka shënuar tre gola, mirëpo siç raportojnë mediat italiane, Piatek do të rikthehet përsëri në Itali.

Interesim për bomberin polak ka shfaqur Fiorentina. Presidenti Rocco Commisso beson te kualitetet e Piatek dhe është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro.

Piatek është i gatshëm të rikthehet në Serie A, pasiqë nuk është i lumtur te Hertha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here