Ylli i Juventusit drejt Premier League!

Ditëve të fundit kanë qarkulluar zërat që mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, mund të transferohet tek skuadra e Everton, siç raporton Daily Mail.

Carlo Ancelotti ka punuar me francezin gjatë kohës kur drejtonte Paris Saint Germain dhe tani po shpreson ta ketë nën urdhërat e tij edhe në Goodison Park pas kësaj vere.

Juventus duket e gatshme që të dëgjojë ofertat për Rabiot i cili qysh prej ardhjen në Torino nuk është se ka bindur në ato mundësi që i ka pasur për ta treguar veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here