Cavani dëshiron të luajë në Spanjë!

Objektivi i Atletico Madrid, Edinson Cavani, dëshiron të luajë në Spanjë, gjithnjë sipas bashkëlojtarit të uruguajanit tek Paris Saint Germain, Ander Herrera.

E ardhmja e Cavanit tek PSG ka qenë pjesë e shumë spekulimeve javëve të fundit ku përflitej se mund të transferohej tek skuadra e Inter, tentativë kjo që mesa duket dështoi akoma pa filluar mirë.

Tani sulmuesi nuk është më në planet e Thomas Tuchel dhe opsioni më i përshtatshëm për të duket të jetë skuadra e Atletico Madrid ku do të kishte të sigurt një vend titullari pasi Alvaro Morata mund të transferohet tek Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here