Milan sfidon United dhe City për pasuesin e Messit!

AC Milan është vetëm njëra ndër skuadrat e interesuara për të siguruar shërbimet e yllit të Velez Sarsfield, Thiago Almada gjatë kësaj vere, shkruan kështu një raport.

Daily Express raporton se 19 vjeçari po ndiqet nga disa prej skuadrave më të mëdha në Europë si Manchester United, Manchester City, Real Madrid dhe të dy klubet nga Milani.

Almada ka shënuar 5 gola dhe 2 asistime në 25 ndeshje përpara se futbolli argjentinas të ndërprehej në prill.

Almada ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh dhe ai qysh tani ka filluar të cilësohet nga shumë si Lionel Messi i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here