Rossonerët pas talentit të La Ligës!

Milan ka shfaqur hapur interesimin e saj për mesfushorin e RCD Espanyol, Marc Roca, kontrata e të cilit skadon në 2022.

Sipas Milannews.it Rossonerët kanë një kohë që po e ndjekin 23 vjeçarin dhe tani janë të gatshëm për të filluar bisedimet për blerjen e tij.

Roca është një produkt i akademisë së Espanyol dhe qysh prej 2016 ka luajtur për skuadrën e parë duke zhvilluar 33 ndeshje ku ka kontribuar me 3 gola dhe 2 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here