Shkëmbim i bujshëm yjesh mes PSG dhe Juventusit!

Paris Saint Germain po bëhet gati që të lejojë transferimin e Marco Verrattit tek Juventus ndërsa në Paris të transferohet Miralem Pjanic, nëse Max Allegri merr në dorë stolin e parizienëve.

Tuttosport raporton se arritja e Allegrit do të niste bisedimet për këtë tratativë pasi boshnjaku duket i vendosur për tu larguar nga Allianz Stadium këtë verë.

Për Verrattin 27 vjeçar ky pritet të jetë një rikthim surprizë në Serie A pasi para 8 vitesh ai la Pescara për tu transferuar tek PSG ku është bërë pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre duke fituar shumë trofe.

Nga ana tjetër Pjanic po ëndërron një transferim te Barcelona mirëpo pengesat e para duket se kanë filluar të shfaqen për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here