Spurs largojnë interesimin nga Zaniolo!

Tottenham ka përfunduar ndjekjen për mesfushorin e skuadrës së Romës, Nicola Zaniolo, të paktën kështu raporton Daily Star.

Tottenham e ka ndjekur nga afër 20 vjeçarin këtë sezon duke bërë gati ofertat për ti dërguar gjatë kësaj vere.

Megjithatë tani skuadra e Romës i ka vënë një çmim prej 70 milionë eurosh futbollistit të saj, ofertë kjo që e ka ‘trembur’ dhe skuadrën londineze e cila i dha fund kësaj tentative për shkak të pamundësive ekonomike për të siguruar një shumë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here