Ylli i Chelseas kërkon transferim tek Milan!

Lojtari i huazuar i Chelseas, Tiemoue Bakayoko ka kontaktuar drejtuesit londinez duke i kërkuar një rikthim tek skuadra e Milanit.

25 vjeçari këtë sezon tek Monaco ka zhvilluar 20 ndeshje në Ligue 1 dhe ata kanë mundësi për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Por sipas Tuttosport, futbollisti ka kontaktuar edhe me drejtuesit e Milan duke i kërkuar një transferim në San Siro.

Ish përfaqësuesi i kombëtares francezi ka zhvilluar 42 ndeshje me Rossonerët dhe skuadra italiane mund të tentojë përsëri huazimin e tij këtë verë me opsion blerjeje në qershor të 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here