Bennacer drejt largimit, Milan ka gjetur pasuesin e algjerianit

Milani ka piketuar mesfushorin e Espanyol Marc Roca si pasuesin e Bennacer, në rast se algjeriani largohet nga San Siro.

PSG, Manchester City dhe Real Madrid dëshirojnë mesfushorin e Milanit, por Rosonerët janë të vendosur që ta mbajnë atë. Megjithatë në rast se algjeriani dëshiron largimin, atëherë drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta lënë të lirë për shifrën e 50 milionë eurove.

Ivan Gazidis madje ka piketuar edhe pasuesin e tij dhe ai është Marc Roca. 23-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Espanyol këtë sezon, ndërsa është shpallur edhe kampion Europe me Spanjën U21.

Interesim për Rocan ka shfaqur edhe Atletico Madrid, ndërsa klauzola e tij është 20 milionë euro. Roca ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here