Bombë: Donny van de Beek transferohet në Serie A!

Njëri nga lojtarët më të mirë të Ajaxit Donny van de Beek ka vendosur që të largohet nga Amsterdami dhe ta vazhdojë karrierën në ndonjë tjetër klub.

Mediat holandeze shkruajnë se Van de Beek dëshiron sfida të reja. 23-vjeçari nuk ka luajtur në nivelin e sezonit të kaluar dhe çmimi i tij në treg ka shënuar rënie.

Tani ai vlen 40 milionë euro, ndërsa në garë për të janë dy gjigantët italian Inter dhe Juventus. I vetmi klub që mund ta pengojë transferimin e holandezit në Serie A është Manchester United.

Van de Beek ka luajtur 37 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here