Gati oferta stratosferike: Chelsea transferon Kai Havertz

Chelsea është e gatshme të bëjë çmendurinë duke ofruar 85 milionë euro për yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Blutë e Londrës pritet të bëjnë goditje të mëdha për merkaton e verës. Londinezët kanë siguruar transferimin e Ziyech nga Ajax për 48 milionë euro.

Blutë janë shumë pranë transferimit të Timo Werner nga RB Leipzig për 60 milionë euro.

Mirëpo siç raporton Daily Mail, Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq dhe përveç Werner Blutë dëshirojnë edhe transferimin e Havertz.

Chelsea është e gatshme të ofrojë 85 milionë euro për ta bindur Bayer Leverkusenin.

Havertz ka luajtur 38 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 15 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here